Trajneri Canaj: Vllaznia do të vuajë aleancat e kampionatit shqiptar

222

Tejet i mërzitur është shfaqur trajneri i Vllaznisë Agim Canaj në konferencën për shtyp pas ndeshjes së barazuar pasditen e sotme me Teutën në shifrat 1-1. Ai ka fajësuar mungesën e fatit për moarritjen e fitores dhe njëkohësisht ka folur edhe për atë çfarë po ndodh në futbollin shqiptar duke u ndalur gjerësisht tek aleancat që po vërehen.“Normalisht në një ndeshje futbolli të luftuar deri në fund ajo që na mungoi ishte goli.

Desha të them se lojtari më I mirë në këtë takim ishte portieri I Teutës që shpëtoi disa herë ekipin  e tij. Neve na  mungoi goli në këtë përballje.  Ai priti katër- pesë gola të sigurtë.  Skuadra hyri në tensionin e rezultatit. Pavarësisht se kërkuam që të ruanim qetësinë, kjo na mungoi. Pas një shpërqendrimi pësuam një gol që nuk ishte si rrjedhojë e një loje të mirë të Teutës. Në të vetmin sulm, ekipi I Teutës arritit të shënojë. Në pjesën e  dytë ekipi ynë ndryshoi shumë gjëra përsa I përket gjetjes së rrugës së rrjetës dhe kërkuam përpara duke rregullar diçka në  sulm. Patëm dy tre momente për të rezikuar dhe nuk ia arritëm. Mendoj se ndikoj shumë ana psikoligjkike për të gjetur golin me patjetër. Lojtarët dhanë gjithccka në fushën treguar përsëri shumë gritë deri në gjetjen e rrugës së rrjetës. Po shikoj se futbolli ynë tani po luhet me aleanca. Shoh në këto takime të luajtura të kësaj jave rezultate të ccuditshme, megjithatë ky është futbolli. Ne do të sakrifikojmë deri në fund me një lojë të ndershme. Në fund të këtij takim kemi patur një dëmtim nga gjykimi për nëj faull të pranuar nga të gjithë dhe të padhënë. Ky është arbitrimi ky është futbolli ynë. Aleancat nuk mund t’I shpreh unë, pasi po ndodhin rezultate të çuditshme. Një prej tyre ishte ai 1-4, I arritur nga Besa në  Vlorë. Ndërsa ne gjithçka që po marrim, po e marrim me atë që po japin në fushën e lojës. Sot morëm një pikë në këtë takim me një lojë të ndershme dhe shpresoj se me lojera të tilla të ndershme që ne po tregojmë dhe do të tregojmë, do të sensibilizojmë edhe federatën dhe të tjerë që të shikojnë në këtë drejtim,  pasi për ndryshe kampionati do të hyjë në një rrugë të vështirë”. –ka thënë Canaj

© vllaznia.al