Uefa konfirmon zyrtarisht pjesmarrjen e Vllaznia U-19 në “Uefa Youth League”

369

Institucioni I futbollit europian ka njoftuar klubin me një shkresë ku bën të ditur se tashmë ekipi jonë është pranuar për të qenë pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm. Siç është bërë e ditur, kampionia e Shqipërisë ka qenë në listën e pritjes së ekipeve pjesmarrëse dhe gjithçka ka qenë e varur nga ekipet e të rriturve që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve për të rriturit.Por tashmë çdo gjë ka përfunduar pozitisht. Ky padiskutim që është një lajm I mirë për këtë ekip sepse është edicioni I dytë që ai do të marrë pjesë. Ekipi shkodran tashmë është në pritje të hedhjes së shortit për të mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e parë. Shorti do të hidhet më 4 shtator në Nion të Zvicrës në të do të jenë present edhe përfaqësues të klubit Vllaznia.

 

© vllaznia.al