Vllaznia e minifutbollit kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

259

Vllaznia e minifutbollit ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ajo ka mundur në çerekfinale ekipin e Flamurtarit me rezultatin 3-1. Ndeshja është luajtur në Elbasan pasditen e djeshme dhe është shoqëruar me një rivalitet të fortë. Futbollistët shkodranë kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer, dhe ndonëse kundërshtari ka shënuar i pari, ata kanë arritur të shënojnë tre gola më pas me anë të Alis Paçramit, Besmir Alibalit dhe Erind Mllojës. Për t’u përmendur është fakti që një meritë shumë të madhe në kalimin e Vllaznisë në gjysmëfinale ka patur portieri Bujar Celufaj i cili ka pritur dy penallti në këtë ndeshje. Në kushte të tilla, skuadra e drejtuar nga trajneri Ardit Behari ka arritur të kualifikohet për në turin tjetër ku do të jenë pjesmarrëse katër ekipet më të mira të vendit. Ndeshjet e turit gjysmëfinal të Kupës do të zhvillohet të dielën e ardhshme dhe sërish në Elbasan. Tashmë mbetet për t’u mësuar emri i ekipit kundërshtar që me siguri do jetë kryesuesi aktual i kampionatit, Edro Vlora. Pavarësisht këtij fakti, objektivi i Vllaznisë natyrisht që do jetë fitorja edhe ndaj këtij ekipi për të siguruar më pas daljen në finale të këtij kompeticioni. Skuadra duket e motivuar ndërkohë që edhe presidenti i saj Zyhdi Rrashketa është duke i qëndruar afër prandaj dhe priten të tjera rezultate pozitive të saj në ndeshjet e ardhsh

www.vllaznia.al