Vllaznia e nis me barazim kampionatin e ri. 0-0 ndaj Kukësit

277

Vetëm barazim 0-0 është fiksuar në ndeshjen e parë të kampionatit të ri, atë të luajtur në Shkodër në mes Vllaznisë vendase dhe Kukësit. Një lojë thuajse e barabartë për të dy ekipet por ajo që u konstatua ishte mungesa e golit ndonëse rastet nuk kanë munguar në të dy portat. Kuqeblutë e nisën ndeshjen me këtë formacion: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Marku, Krymi, Bardulla, Tafili, Hoxha, Shtubina dhe Pepa. Takimi ka nisur me një rast të mirë për miqtë që mund të kishin shënuar me anë të Pejiç por portieri Agoviç ka ndërhyrë në kohën e duhur. Më pas janë dy tentativa të Vllaznisë me anë të Shtubinës dhe Hoxhës por sërish nuk ka gol. Në pjesën e dytë trajneri Cungu ka hedhur në fushë edhe ëeitzer, Vecaj dhe në fund edhe sulmuesin e ri Hebaj duke i dhënë njëfarë freskie lojë madje, Vecaj në minutën e 93-të ka qenë shumë pranë golit. Përfundimisht barazim në këtë ndeshje të parë, rezultat që deri diku ka kënaqur skuadrën shkodrane duke parë edhe kundërshtarin që kishte përballë.
© vllaznia.al