Vllaznia femra fiton 3-0 “derbin” ndaj ekipit të AAS

252

Mesditën e sotme në fushën sportive “Hasaj” është zhvilluar ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave në mes ekipeve AAS dhe Vllaznia. Takimi i konsideruar si derbi në mes dy ekipeve shkodrane ka patur përgjithësisht rivalitet ndonëse në fund kanë qenë vajzat kuqeblu që kanë fituar me rezultatin 3-0. Në pjesën e parë ka shënuar Esmeralda Franja në minutën e 24-të dhe me këtë gol do të mbyllej ajo. Në fillimin e së dytës ndërkohë, që në minutën e 48-të golin e dytë do ta shënonte Arlinda Gruda dhe tre minuta më vonë do të vinte edhe goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes që ka patur për autore sulmuesen Megi Doçi. Vllaznia femra kësisoj merr fitoren e saj të rradhës në kampionat, e pesta për të në po kaq ndeshje të luajtur duke udhëhequr tabelën e renditjes dhe padyshim që po shkon drejt titullit të pestë kampion rradhazi.
© vllaznia.al