Vllaznia- Kukësi luhet të dielën. Besim tek kuqeblutë për fitore

251

Pavarësisht një ecurie jo të mirë dhe me oshilacione në ndeshjet e fundit, Vllaznia do të kërkojë fitoren në ndeshjen e rradhës. Atë që do të luajë ndaj Kukësit ditën e dielë në ora 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.Në kampin kuqeblu ka besim për arritjen e marrjes së këtij trepikëshi pavarësisht se përballë do ketë një kundërshtar shumë të fortë i cili e ka kaluar momentin jo të mirë dhe tashmë ka hyrë në rrugën e pretendimeve. Skuadra shkodrane me trajnerin Canaj në krye, që nga dita e martë ka nisur përgatitjet për këtë sfidë. Problemi kryesor për të është rikuperimi i disa lojtarëve. Natyrisht që duhet parë gjendja e kapitenit Beqiri dhe po ashtu edhe e Belishës që shfaqi probleme në takimin e fundit në Vlorë. Pavarësisht kësaj, ka optimizë. Fakti që luhet në Shkodër është një plus më tepër për arritjen e fitores. Drejtuesit e skuadrës e kanë bërë të qartë se duhet patjetër marrja e fitores në këtë ndeshje. Pavarësisht se Kukësi konsiderohet një skuadër më e fortë, nisur nga përbërja e lojtarëve dhe investimi që është bërë për të, Vllaznia nuk do të hapë rrugë kollaj. Fakti që në tre përballjet me këtë skuadër shkodranë kanë arritur dy fitore dhe një barazim, e tregon më së miri këtë gjë teksa do kërkohet tashmë edhe fitorja e tretë ndaj kukësianëve.
© vllaznia.al