Vllaznia luan mirë por mundet nga gabimet e veta. 0-1 ndaj Partizanit

253

Vllaznia pëson një tjetër humbje në këmpionat. Këtë herë ndaj Partizanit në ndeshjen e parafundit të kampionatit. Të kuqtë kanë arritur të fitojnë në “Qemal Stafa”me rezultatin 1-0 falë golit të shënuanr nga Mazrekaj në pjesën e parë të takimit. Alen Sherri ndërhyri në mënyrë të parregullt  dhe gjyqtari Andi Koçi akordoi penallti. Mesfushori Mentor Mazrekaj u shfaq te pika e bardhë, duke realizuar mjeshtërisht 11-metërshin. Ishte ky gol që i dha 3 pikët Partizanit dhe njëkohësisht e afroi me objektivin Europë. Portieri i Vllaznisë. Pjesa e dytë nuk ka pasur shumë histori dhe në fund gjithçka u mbyll 1-0 në favor të Partizanit që ngjiten kështu në ventin e tretë në kuotën e 70 pikëve 2 më shumë se Tirana e vendit të katërt. Vllaznia ndërkohë vazhdon të mbetet në vendin e shtatë në renditje dhe do ta mbyllë kampionatin në këtë vend pasi nuk ka shanse ta parakalojë Flamurtarin.

© vllaznia.al