Vllaznia me Cungun në pankinë e nis me barazim ndaj Skënderbeut

271

Vllaznia e Armando Cungut e ka nisur ecurinë e saj me një barazim pa gola ndaj kampionëve në fuqi të vendit, korçarëve të Skënderbeut në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë Në takimin e luajtur pasditen e së dielës në “Reshit Rusi” në prani të një numri të konsiderueshëm tifozësh, dy ekipet kanë zhvilluar një ndeshje të qetë dhe rezultati 0-0 i fiksuar në fund të 90 minutavë duket se i ka kënaqur ato.Vendasit i kanë kushtuar më tepër rëndësi lojën në mbrojtje për të mos u ndëshkuar ndërkohë që edhe miqtë nuk është se kanë patur shumë raste shënimi.

Për t’u përmendur, një përplasje kokë më kokë në mes mbrojtësit të Vllaznisë Antonio Marku dhe atij të Skënderbeut Ademir, në minutën e 35-të, si rrjedhojë e së cilës, të dy futbollistët janë çarë në kokë dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit për të marrë mjekimin, por për fat, me asnjë problem për to. Sa i takon ndeshjes, si trajneri Cungu ashtu edhe Josa u shprehën se rezultati ishte i kënaqshëm por sigurimin se ndeshja e pas një jave për kampionat, do jetë një histori krejt tjetër.Barazimi i sotëm natyrisht që lë të hapur mundësinë e kualifikimit për Vllazninë megjithatë duket qartë se objektivi i saj nuk është kupa por sigurimi i mbijetesës në kampionat e për këtë arsye, javën tjetër do të kërkojë sërish pikë ndaj Skënderbeut.

© vllaznia.al