Vllaznia merr një fitore me shumë vlera në Durrës ndaj Teutës

261

Skuadra shkodrane ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera pasditen e së dielës në Durrës ndaj Teutës me rezultatin 1-0. Ka vendosur fatin e ndeshjes goli i Arsid Krujës në minutën e 74-të. Të dyja ekipet vinin pas humbjeve respektive në javën e parë dhe në sfidën e djeshme kërkonin me patjetër pikë të plota. Objektiv i realizuar për Vllazninë, e cila, edhe pse krijoi më pak se vendësit, u kthye në Shkodër me tri pikë. Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit të cilët arritën të godasin edhe traversën e portës së Selimajt por më pas kuqeblutë nisën të ballancojnë lojën dhe madje Hajdari duhej të kishte kaluar ekipin e tij në avantazh. Në pjesën e dytë është Shtubina që në dy raste kishte mundësi të shënonte por nuk ia doli. Atë që se bëri ai, e bëri Kruja duke shënuar një gol mjaft të bukur. Me këtë trepikësh, Vllaznia ngjitet në kuotën e 0 pikëve duke lënë pas njëherë e mirë kuotën -3 që kishte në fillim të kampionatit nga penalizimi i bërë prej FIFA-s.
TEUTA-VLLAZNIA  0-1
TEUTA: Rizvani, Kotobelli, E.Hoxha, R.Hoxha (Magani 65′), Nika, Bardulla (Koreshi 46′), Krasniqi, Ahmataj, Deliallisi, Shabani, Pepa (Hyseni 73′). Në pankinë: Peposhi, Hoxhallari, D.Hoxha, Prençi. Trajner: Hasan Lika
VLLAZNIA: Selimaj, Shala (Dema 87′), Tafili, Shtubina, Kruja (Kalaja 81′), Sykaj, Baci, Beqiri, Hajdari, Gocaj, Dibra. Në pankinë: Marku, Markolaj, Vecaj, Sherri, Pjeshka. Trajner: Baldo Raineri
GOLAT: Kruja 74′
VËZHGUES: Sazan Velçani
DELEGAT: Enton Lita
GJYQTARET: Kridens Meta/ R.Avdo dhe G.Qirici
www.vllaznia.al