Vllaznia mund 2-0 Veleçikun. Në turin e dytë përballë Partizanit

222

Vllaznia nuk ka patur asnjë problem të fitojë edhe në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Veleçikut dhe të kalojë në turin tjetër. Në ndeshjen e sotme, të luajtur sërish në fushën “Reshit Rusi” kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 2-0. Kujtojmë këtu që ata kishin fituar edhe ndeshjen e parë 3-0 dy javë më parë dhe kësisoj janë ata që kanë kaluar në turin tjetër. Në ndeshjen ndaj koplikasve, trajneri Canaj ka aktivizuar portierin Selimaj e me rradhë Rexha, Semina, Sykaj, Balaj, Ramadani, Dibra, Gjini, Tafili, Kruja dhe Vecaj ndërkohë që në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Idrizi si dhe dy futbollistët e ekipit të të rinjve, Kapaklija dhe Dyca. Për kuqeblutë në këtë ndeshje kanë shënuar Vecaj në minutën e 9-të të pjesës së parë dhe Gjini në minutën e 66-të të ndeshjes. Trajneri Agim Canaj pas ndeshjes është shprehur I kënaqur me fitoren dhe mbi të gjitha ka thënë se skuadra e tij po mendon për ndeshjen e rradhës me Besën për kampionat. Partizani ndërkohë ka mundur sot pasdite Adën 3-1 dhe kësisoj do jetë ai përballë Vllaznisë në ndeshjet e ardhshme të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë shkodranët duket se më shumë janë të përqendruar tek ndeshjet e kampionatit për momentin.
Vllaznia- Veleçiku 2-0
Vllaznia: Selimaj, Rexha, Semina, Sykaj (Kapaklija 68’), Balaj, Ramadani, Tafili, Kruja (Idrizi 53’), Vecaj, Dibra (Dyca 70’), Gjini. Tr: A. Canaj
Veleçiku: Dorzaj (Sukaj 46’), Colaj, Lami, Zmijani, Ujka, Hepaj, Nikshiqi, Banushaj (Peposhi 70’), Ibraj (Ishmaku 57’), Kurtaj, Osmani. Tr: K. Krepi
Shënues: Vecaj 9’, Gjini 66’
Gjyqtarë: K. Prenga (Laç), E. Veseli, Sh. Ziri (Fushë- Krujë)

© vllaznia.al