Vllaznia në analizë, gjithë përqendrimi tek Partizani

269

Ekipi i Vllaznisë pasditen e së premtes ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Partizanin. Përpara fillimit të kësaj seance, është zhvilluar një analizë e shkurtër me ekipin teksa para futbollistëve ka folur fillimisht trajneri Gjoka dhe më pas administratori Gjyrezi. Të dy ata, nuk kanë dashur t’i kushtojnë shumë rëndësi asaj çfarë ka kaluar dhe situatës së krijuar pas barazimit me Kamzën por kanë kërkuar nga sportistët angazhim maksimal për pjesën e mbetur të kampionatit. Pavarësisht se në pamje të parë gjithçka duket shumë e vështirë, edhe në rradhët e futbollistëve është vërejtur një besim se mund t’ia dalin. Administratori dhe trajneri u kanë kërkuar atyre të fokusohen maksimalisht për ndeshjen me Partizanin dhe të mos mendojnë për më tej por vetëm tek kjo sfidë në të cilën patjetër që duhet synuar marrja e fitores.

© vllaznia.al