Vllaznia “B” e nis me fitore kampionatin. Mund 5-2 Golemin

281

Ka nisur ditën e djeshme kampionati i kategorisë së tretë në futboll dhe në edicionin e sivjetëm siç është bërë e ditur, në këtë kampionat sivjet merr pjesë edhe Vllaznia “B”. E drejtuar nga trajneri Ervis Kraja, ky ekip do të konkurrojë në grupin A të kësaj kategorie bashkë me 9 ekipe të tjera pjesmarrëse. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur dje në Kamëz, ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 5-2 ndaj Golemit. Autorë të golave për ekipin e Vllaznisë B në këtë ndeshje kanë qenë Ibrahim Hallunaj, Samed Ruqi, Mirsad Çuliqi, Zabit Mehmetaj dhe Fatjon Kiri. Pjesë e këtij ekipi janë edhe futbollistë si Dritmir Beci, Adi Mehja, Arbjas Hasani etj. Natyrisht që pretendimet janë për të zënë vendin e parë dhe për t’u ngjitur në kategorinë e dytë megjithatë duhet të presim sesi do të rrjedhin ngjarjet në ndeshjet e ardhshme. Kuptohet që avantazh është fakti që disa prej lojtarëve që nuk gjejnë hapësira tek ekipi i parë, mund të luajnë tek ekipi B dhe kjo është një garanci për marrjen e të tjera fitoreje. Kundërshtarë të ekipit të Vllaznisë në këtë kampionat do të jenë Kukësi B, Valbona, Bulqiza, Drini FK 2004, Mirdita, Internacional, Sporting, FC Eagles dhe Golemi. Ndeshja e javës së dytë për Vllazninë B do të jetë ajo që do të zhvillojë ndaj ekipit Drini FK 2004 dhe ku natyrisht që pritet një tjetër fitore.

© vllaznia.al