Vllaznia U-17 e nis mirë kampionatin. Fiton 2-0 në Kukës

237

E ka nisur me fitore kampionatin e ri ekipi U-17 i Akademisë Vllaznia. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur paraditen e sotme në Kukës ndaj skuadrës vendase, ai ka fituar me rezultatin 2-0. Trajnerët Haris Lika dhe Altin Xhahysa që drejtojnë këtë ekip, kanë hedhur në fushë këtë formacion: Qarri, Leka, Isufi, Sekja, Hoxha, Qardaku, Boriçi, Serjani, Lisaj, Mehja, Kulla. Të dy golat janë shënuar që në pjesën e parë. Fillimisht ka kaluar në avantazh ekipin mesfushori Hoxha, ndërkohë që ka “vulosur” fitoren Kulla me shënimin e golit të dytë. Në këtë mënyrë, Vllaznia U-17 i ka bërë një nisje të mirë kampionatit të ri duke filluar me fitore. Javën e ardhshme ky ekip do të luajë sërish në transfertë, këtë herë në kryeqytet ku do të ndeshet me Partizanin.
© vllaznia.al