Vllaznia U-19 fiton thellësisht miqësoren me Porton

314

Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe për kampionatin e ri, Vllaznia U-19 pasditen e sotme ka zhvilluar një ndeshje miqësore. Përballë saj ka qenë ekipi lezhjan i Portos. Kuqeblutë e
drejtuar nga dyshja e trajnerëve Zmijani- Kola ka dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit dhe ka fituar me rezultatin e thellë 8-0. Padyshim që ky ka qenë vetëm një test sepse puna e skuadrës vazhdon për përmirësimin në të gjitha drejtimet. Natyrisht që atë e presin sfida shumë të vështira dhe për këtë arsye, përgatitjet duhet të jenë në shkallën maksimale. Për të ndjekur ndeshjen e sotme miqësore të pranishëm kanë qenë drejtuesit e Akademisë si dhe drejtori sportiv Eugent Zeka. Në ditët e ardhshme, Vllaznia U-19 ka në plan të zhvillojë të tjera ndeshje miqësore me të cilat do të synohet stabilizimi i formacionit bazë por edhe perfeksionimi i skemave taktike të lojës.

© vllaznia.al