Vllaznia U-19 zhvillon stërvitjen në Moldavi. Gati për ndeshje

273

Kampionët 19 vjeçarë të Shqipërisë, ato të Vllaznisë janë gati për ndeshjen e parë të “Uefa Youth League”, teksa pasditen e së martës do të ndeshen në Chisinau me ekipin vendas FC Zimbru.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola, pasditen e sotme kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore pikërisht në stadiumin ku do të luajnë nesër dhe më pas, ashtu siç është protokolli i takimeve të tilla ndërkombëtare, trajneri Zmijani dhe kapiteni i ekipit Rahova kanë dhënë një konferencë për shtyp ku i kanë deklaruar gazetarëve vendas se Vllaznia nuk ka udhëtuar për turizëm drejt Moldavisë por do të kërkojë të marrë një rezultat sa më të mirë në mënyrë që të tentojë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni.

 

“UEFA Youth League” padyshim që është kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit të moshave në kontinentin tonë dhe pjesmarrja e Vllaznisë në të është një sukses.
#UYL

© vllaznia.al