Komunikatë për shtyp: Ja e vërteta e çështjes “Mulemo”

297

Në lidhje me një lajm të publikuar sot në një të përditshme sportive në lidhje me futbollistin Landry Mulemo që është në provë tek ekipi jonë, është drejtori sportiv i KF Vllaznia Eugent Zeka që sqaron të gjithë të vërtetën duke përgenjështruar ato që janë shkruar.

KOMUNIKATË PËR SHTYP E DREJTORIT SPORTIV TË KF VLLAZNIA EUGENT ZEKA

“Duke ju referuar pavertësisë dhe dashakeqësisë së disa artikujve gjatë kësaj jave, në lidhje me lojtarin e afruar pranë Vllaznise. Jo vetëm në shenjë falenderimi, por edhe në respekt të nënshtetësisë, ngjyrës dhe profesionalitetit të lojtarit Landry Muleno, njoftoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që lojtari ndër fjalë ka afruar gadishmërinë dhe aftësitë e tij profesionale pranë Vllaznisë, me qëllimin vetëm për të ndihmuar skuadrën tonë dhe me kondicionet pa dëmtuar apo rënduar aspak ekonomikisht arkat e klubit tonë, si tani ashtu edhe në vazhdim. Gjithashtu, informoj që lojtari Landry Muleno edhe ka udhëtuar me shpenzimet e veta dhe nuk ekziston asnjë marrëveshje kontraktuale me atë që t’i paguhen të ardhura ekonomike, si për periudhën e testimeve të akorduar ashtu edhe pas asaj, në çdo rast. Për më shumë, pas periudhës së testimeve pranë skuadrës, do të jemi ne punonjësit e klubit, që mbulojmë aspektin teknik dhe sportiv, ato që do të marrim vendim për mundësinë e bashkëpunimit apo jo me lojtarin për periudhën e sezonit futbollistik të mbetur. Së fundi, nga ana personale informoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që e vetmja rrugë që  kam për të luftuar, dashakeqësinë dhe gënjeshtrën është vetëm distancimi nga ato tipare dhe përpjekja ime gjithmonë për zhvilluar tek unë kualitetet e kundërta të tyre.