Trajneri Jonuz: Vllaznia objektiv vetëm fitoren në Gjirokastër

410

Pas një jave ndërprerje, kampionati i Kategorisë Superiore rikthehet nesër me ndeshjet e javës së 14-të. Vllaznia do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për të luajtur në orën 13.30 ndaj Luftëtarit vendas. Në prag të këtij takimi, trajneri Mirsad Jonuz ka dalë para gazetarëve duke folur në lidhje me gjendjen e skuadrës dhe objektivin për takimin e nesërm:

-Ditë të vështira këto të fundit për Shqipërinë. Si e keni përjetuar këtë situatë?
Për Shqipërinë dhe shqiptarët është një moment shumë i vështirë. Shumë përsona vdiqën, të tjerë kanë humbur pjestarë të familjes dhe të afërmit e tyre. Të gjithtë shqiptarët në mbarë botën mbështetën njëri- tjetrin në këto momente të vështira. Edhe unë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen time. Uroj që gjëra të tilla të mos ngjasin më raste të tilla, gjithsesi jeta vazhdon dhe secili duhet të shohë përpara.

-Të rikthehemi tek kampionati, nesër Vllaznia luan ndaj Luftëtarit…
Po, është një ndeshje e vështirë kjo ndaj Luftatarit në Gjirokastër. Fatmirësisht nuk kemi problem me lojtarët sepse që të gjithë janë në rregull. Dhe pres mbarimin e këtij takimi dhe të kësaj faze që të shikojmë përpara. Në këtë takim pres që të gjithë lojtarët të japin më të mirën dhe të fitojmë tre pikët e kësaj përballje. Jo vetëm që të marrim tre pikët por edhe të bëjmë maksimumin dhe të punojmë shumë në fushën e lojës.

-Sa të rëndësihme janë për ju këto tre pikë?
Është shumë e rëndësishme që të marrim këto tre pikë. Ne kemi edhe katër ndeshje të tjera pas kësaj deri në fund të këaj pjese të sezonit. Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe të rëndësishme. Nuk ka diferenca mes ekipeve. Për ne dhe për Luftëtarin është shumë me rëndësi marrja e pikëve maksimale.

-Keni mungesa për këtë takim?
Me përjashtim të Emersonit dhe të Hygorit që tani dihet nuk kemi asnjë mungesë tjetër për këtë përballje. Të gjithë të tjerët janë të gatshëm. Jemi përgatitur për afro 15 ditë për këtë takim dhe për takimet e tjera.

-Çfarë mund të thoni për Luftëtarin?

Luftëtari është një ekip I ri. Ka tre- katër lojtarë shumë të mirë. Dhe për këto lojtarë kam folur me lojtarët e mi që t’i mbulojnë mirë në mënyrë individuale. Kthehet edhe Fili, një lojtar i mirë i tyre. Janë lojtarë që japim maksimumin në fushë edhe ato. Për mua ka shumë rëndësi sesi do të luajmë ne dhe jo ato. Ne do të luajmë hapur për tre pikë dhe luajmë për fanelën tonë.

-Vllaznia ka 12 vite që nuk fiton në Gjirokastër. Përbën ndonjë problem kjo për ju?

Unë respektoj historinë por nuk besoj në të shkuarën. Është një tjetër ndeshje. Fusha ku do të luajmë është shumë e mirë e kjo na ndihmon ne. Historia shkuhet dhe harrohet prandaj kjo nuk do të ketë asnjë ndikim.

-Katër javë pa shënuar gol, si pritet që të zgjidhet kjo që nesër?
Është shumë e rëndësishme që të krijojmë raste. Edhe në start ishte thuajse e njëjta situatë por besuam në vete dhe kjo na ndihmoi dhe më pas ndryshuam në takimet e tjera. Mendoj që do të ndryshojë diçka në skuadër dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë.

-Vllaznia do ta presë Hygorin edhe në janar?
Ne jemi në pritje të tij. Përpara se ai të largohet drejt Brazilit unë kisha ganaci nga ai dhe menaxheri I tij që do të kthehet në janar. Unë e pres dhe ai do të vijë në janar.

-Nesër vetëm fitore për Vllazninë?
Unë e kam ndërtuar lojën e skuadrës për të shkuar dhe për të marrë fitoren në Gjirokastër. Për më tepër që në fazën e parë Luftëtari na barazoi në Shkodër dhe tani është shansi jonë që ne të marrim tre pikët e duhura.
© vllaznia.al