Vllaznia fiton edhe një tjetër miqësore

616

Tjetër fitore për kuqeblutë në ndeshjet miqësore që po zhvillon në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Pasditen e sotme ato kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit FK Labunishta që merr pjesë në kategorinë e dytë të futbollit maqedonas.Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Pusi në pjesën e parë dhe Shtubina në fillimin e së dytës, ndërkohë që në minutat e fundit vendasit kanë ngushtuar shifrat.Ekipi shkodran ka luajtur në këtë ndeshje me Sherrin në portë, ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Gurishta nga e djathta, Gligorov në të majtë dhe dyshja Shehi- Malota në qendër.Në mesfushë ndërkohë ka luajtur treshja e përbërë nga Krymi, Shtubina e Marku ndërsa në sulm kanë luajtur Kruja, Zogaj dhe Pusi.Ndërkohë në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Qarri, Ristevski, Repaj, Lekaj, Palushani, Smajli e Cojacaru.
© vllaznia.al