Vllaznia- Flamurtari, sfida e parë e kupës mbyllet në barazim 2-2

290

Në barazim 2-2 është mbyllur sfida e parë e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, sfidë kjo e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë. Që në minutën e parë ajo ka kaluar në avantazh me anë të Zogajt. Një gol që jepte shpresën se do të kishim një fitore të thellë të vendasve por nuk do të ndodhte kështu. Flamurtari reagon dhe shënon njëri pas tjetrit dy gola, fillimisht me anë të Nebihut dhe më pas me Ribajn. Kuqeblutë mundohen të reagojnë, krijojnë raste por lojtarët e sulmit janë nervoz para portës. Pjesa e parë kësisoj do të mbyllej me avantazhin 2-1 në favor të Flamurtarit. Në të dytën do të futeshin në lojë edhe Hygor e Lika për Vllazninë dhe do të ishte pikërisht kapiteni që do të barazonte shifrat në minutën e 77-të. Më pas, janë sërish kuqeblutë që vihen në kërkim të golit të fitores dhe raste ka por Lika e Sidorenko gabojnë dhe kësisoj gjithçka mbyllet në barazim 2-2.
www.vllaznia.al