Vllaznia gati për sfidën e Kupës ndaj Burrelit

430

Pas fitores me Skenderbeun per kampionat, ekipi i Vllaznise nga dita e djeshme ka nisur pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate per Kupen e Shqiperise ndaj Burrelit. Ky takim do te luhet diten e merkure ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Stafi teknik pritet t’u jape me shume hapesire lojtareve qe nuk kane marre aq shume minuta deri me tani, kjo nisur edhe nga fakti qe Vllaznia e ka fituar ndeshjen e pare ne Burrel me rezultatin 1-0. Per kete arsye, shanset per te kaluar ne turin e dyte te ketij kompeticioni jane me te medha dhe aktivizimi i lojtareve te tjere, do te jete nje plus per ta por edhe per skuadren ne menyre qe te jene te gatshem per sfiden e fundjaves per kampionat me Kukesin.
Çmimet e biletave per ndeshjen Vllaznia- Burreli do te jene si me poshte:
Tribuna D 200 leke
Tribuna A-B 300 leke
Tribuna VIP 500 leke
© vllaznia.al