Vllaznia mbyll përgatitjet, gati për sfidën ndaj Laçit

468

Ekipi i Vllaznise ka mbyllur pergatitjet per ndeshjen ndaj Laçit dhe tashme gjithçka eshte gati ne kampin shkodran per kete sfide te pare te kampionatit. Kuqeblute kane zhvilluar seancen e fundit stervitore paraditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” nderkohe qe pasdite ata jane grumbulluar ne nje nga hotelet ne periferi te qytetit. Drejtuesit e klubit duan t’i krijojne te gjitha kushtet ekipit per ta fituar kete ndeshje te pare qe padyshim qe do te ndikonte ne ecurine e metejshme ne kampionat. Nderkohe nga paraditja e sotme ka nisur edhe shitja e biletave te kesaj sfide qe starton neser ne oren 16.00. Duket se interesimi per te ndjekur sfiden Vllaznia- Laçi eshte i madh nga ana e tifozerise shkodrane dhe shpresojme qe ata te jene mbeshtetja e forte skuadres tone per arritjen e nje fitoreje ne kete perballje.
www.vllaznia.al