Vllaznia ndalet nga Iliria. Pëson humbjen e parë në kampionat

676

Pas shtatë fitoresh dhe një barazimi, Vllaznia është ndalur në ndeshjen e fundit të fazës së parë, atë që ka zhvilluar pasditen e së hënës në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë- Krujës nga Iliria vendase. Kjo e fundit ka fituar 1-0 falë golit të shënuar në minutën e 58-të nga Zuna. Duhet thënë se kundërshtari nuk e ka dominuar lojën, thjesht momenti i golit e ka gjetur të papërgatitur skuadrën tonë. Pas pësimit të golit, ka ardhur reagimi i menjëhershëm dhe JUnior në dy momente ka qenë pranë golit. Më pas, ka patur edhe një pengim të kapitenit Lika brenda zone por arbitri Xhemalaj nuk ka akorduar 11-metërsh. Në këtë mënyrë, Vllaznia pas javës së nëntë të kampionatit, mbetet në kuotën e 22 pikëve duke qenë e shkëputur tashmë vetëm 4 pikë nga Erzeni i vendit të dytë.
Formacioni i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Ilirisë ka qenë ky: Sherri, Gocaj, Zeqaj, Ignat, Gurishta, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, ZOgaj (Eziamaka), Junior.
© vllaznia.al