Vllaznia nis përgatitjet për Laçin, optimizëm në kampin kuqeblu

515

Pas suksesit ditën e djeshme në Vlorë ndaj Flamurtarit, ekipi i Vllaznisë nuk ka patur kohë të pushojë por ditën e sotme i është rikthyer menjëherë stërvitjes pasi të dielën do të luajë ndeshjen e rradhës. Dhe sërish në transfertë, këtë herë në Laç ndaj skuadrës vendase. Ekipi ka zhvilluar mesditën e sotme seancën e rradhës dhe në dispozicion të stafit teknik kanë qenë të gjithë futbollistët me përjashtim të brazilianit Hygor që ka sërish probleme me pulpën e tij dhe po zhvillon fizioterapi me shpresë që të bëhet gati për sfidën e rradhës. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e gjitha e gatshme për ndeshjen dhe kuptohet që në rradhët e lojtarëve por edhe tek stafi teknik ka besim se mund t’ia dalin të marrin pikë edhe në Laç. Vllaznia ka treguar se për të nuk është problem nëse i luan ndeshjet në Shkodër apo jashtë saj sepse objektivi mbetet i njëjtë për çdo ndeshje: Synohet vetëm fitorja. Kështu do të ndodhë edhe këtë herë dhe të dielën kuqeblutë udhëtojnë me optimizëm drejt Laçit për sfidën e rradhës.
© vllaznia.al