VLLAZNIA NIS PËRGATITJET PËR NDESHJEN E RRADHËS

450

Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore të javës, me të cilën ka nisur edhe përgatitjet për takimin e rradhës, atë që do të luajë të shtunën ndaj Vorës. Në këtë seancë të parë, grupi ka qenë më i plotë se herët e tjerë pasi me pjesën tjetër të skuadrës ka qenë në stërvitje edhe Malota por edhe portieri Selimaj. Të dy vijnë nga dëmtimet që kanë patur dhe ndonëse ende nuk janë plotësisht gati për të luajtur, pritet të rikuperohen shpejt për të qenë në dispozicion të stafit teknik. Programi stërvitor do të vazhdojë ditën e nesërme me dy seanca dhe gjithçka duket se po shkon ashtu si duhet për ekipin tonë në përgatitjet për sfidën e javës së tetë të kampionatit.
© vllaznia.al