Vllaznia të shtunën test kontrolli ndaj ekipit U19 të Akademisë

400

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare do të shfrytëzohet nga ekipi i Vllaznisë për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Përballë saj do të jetë ekipi U19 i Akademisë dhe ndeshja do të luhet në orën 15.00 në kompleksin sportiv “Hasaj”. Padyshim që ky do të jetë një test për të dy ekipet për të parë gjendjen e tyre gjatë kësaj periudhe që kampionatet janë ndërprerë. Trajnerët Jonuz e Zmijani do ta shfrytëzojnë miqësoren për të aktivizuar të gjithë lojtarët që kanë në dispozicion dhe për t’u dhënë mundësinë atyre të shprehin vlerat më të mira në fushën e lojës.
© vllaznia.al