Vllaznia U15 shpallet kampione e Ligës Amatore për sezonin 2018-2019

330

Vllaznia U15 ka fituar 1-0 ndeshjen finale të kampionatit dhe është shpallur kampione për Ligën Amatore në Zonën e Shkodrës. Finalja e luajtur pasditen e djeshme ka dhuruar shumë emocione e rivalitet por në fund ka fituar ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajnerët Astrit Prençi e Ylad Pirani. Goli përcaktues i ndeshjes është shënuar nga futbollisti Talani në minutën e 60-të. Në fund të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së kampionatit, ku përveç çmimeve për arbitrat më të mirë, janë vlerësuar edhe lojtarët më të mirë. Kështu, trofeun e lojtarit më të mirë e ka marrë futbollisti Albion Kurbasha i ekipit të Vllaznisë. Po nga ky ekip ka dalë edhe fituesi i trofeut të lojtarit të perspektivës që ka shkuar për Arval Maliqin. Sakaq kupën e vendit të parë kapitenit të Vllaznisë William Cungu ia ka dorëzuar shefi i Zyrës Rajonale të FSHF-së Hysen Zmijani dhe më pas, tek pjestarët e ekipit kuqeblu ka shpërthyer festa.
© vllaznia.al