Vllaznia U19- Astana, kuqeblutë ftesë tifozëve për t’i mbështetur në “Loro Boriçi”

334

Pas dy ditësh në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të “Uefa Youth League” në mes Vllaznia U19 dhe kazakistanasve të Astanës. Siç dihet, ndeshja e parë është fituar nga vendasit me rezultatin 3-1. Ky rezultat natyrisht që nuk është shumë i favorshëm megjithatë jo dhe i pakthyeshëm nga kuqeblutë. Trajneri Zmijani dhe futbollistët e Vllaznisë kanë kohë që përgatiten për këtë takim dhe kanë ende shpresa për kualifikim. Kuptohet që ekipi ynë ka nevojë edhe për mbështetjen e tifozëve të zjarrtë shkodranë të cilët ashtu edhe si vitin e kaluar ndaj moldavëve të Zimbrus, patën mbushur tribunën e stadiumit. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse drejtuesit e Vllaznisë kanë këmbëngulur që ndeshja me Astanën të luhet në “Loro Boriçi”. “Bashkë me tifozët, mund t’ia dalim”- kjo është motoja që po përdorin gjatë këtyre ditëve pjestarët e ekipit Vllaznia U19 dhe përderisa ka besim, objektivi mund të realizohet dhe kjo do të ishte diçka historike për futbollin shqiptar.
www.vllaznia.al