Vllaznia U19 nuk ia del për trofeun e tretë. Mundet në finale nga Shkëndia

396

Vllaznia U19 nuk ia ka dale te shpallet kampione e Shqiperise per te tretin vit me rradhe. Ajo eshte mundur 1-2 nga Shkendia e Tiranes ne finalen e luajtur mesditen e se dieles ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Në fakt kanë qenë shkodranet që kanë shënuar të parët, pikërisht në minutën e 20-të me anë të mesfushorit Kulla. Por në fundin e kësaj pjese ka qenë Ajazi që ka barazuar shifrat dhe me rezultatin 1-1 do të mbyllej 45 minutëshi i parë. Po ky futbollist do të shënonte në minutën e 51-të edhe golin e dytë për Shkëndinë ndërkohë që më pas Vllaznia nuk i ka ndalur përpjekjet e saj për të barazuar por në minutën e 77-të Qardaku për simulim është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe për rrjedhojë me të kuqin duke e lënë skuadrën e tij më një futbollist më pak. Kjo ia vështirësoi punën kuqebluve që u detyruan të pajtohen me humbjen duke bërë që pas dy suksesesh rradhazi, ta dorëzojnë titullin e tretë kampion. Por duhet thene se drejtuesit e Vllaznise kane pretendime per arbitrimin e kesaj finaleje, sepse u eshte mohuar nje 11-metersh mese i sakte dhe po ashtu, kartonat e verdhe te dhene ndaj Qardakut kane qene te dyshimte.
© vllaznia.al