VLLAZNIA U19 NUK SHKON MË TEJ NË “UEFA YOUTH LEAGUE”. HUMB EDHE NDESHJEN E DYTË NDAJ ASTANËS

438

Të rinjtë e Vllaznisë nuk ia kanë të realizojnë ëndërrën e tyre as këtë edicion të “Uefa Youth League” për t’u kualifikuar në turin e dytë të tij. Ndaj kazakistanasve të Astanës, ata kanë humbur me rezultatin 0-4 në “Loro Boriçi”, kur siç dihet, kishin humbur edhe ndeshjen e parë në transfertë me shifrat 1-3. Pjesa e parë e ndeshjes në fakt ka qenë më e mirë për shkodranët që kanë patur edhe 3-4 raste shënimi por të pakonkretizuara. Ndërkohë, miqtë në të parin rast të tyre, arrijnë të shënojnë golin e parë. Në minutën e 37-të, pas nje goditje kendi, topi mbet ne zonen e vendasve dhe shtyhet per ne rrjete nga Zhumadilov ndonese shkodranet pretendojne per nje prekje te topit me dore me pare nga ana e tij. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Astanën. E dyta nis sërish me vrull për vendasit. Ne minuten e 59-te eshte nje rast i shkelqyer per Vllaznine. Palushani fut nje top tokazi nga e djathta dhe Qardaku shume prane portes nuk arrin ta shtyje ate per ne rrjete. Nje mundesi e shkelqyer për vendasit për të barazuar por atë që se bënë ata, e bënë kazakistanasit. Një minutë më vonë, miqtë ekzekutojnë një goditje dënimi nga rreth 50 metra dhe topi kalon gjithë zonën duke përfunduar në rrjetë, i paprekur nga askush. Një gol që nuk duhej pësuar sepse këtu përfundimisht u mbyllën shpresat e kuqebluve. Miqtë do të shënonin më pas edhe dy gola të tjerë duke kompletuar fitoren e tyre ndërkohë që Vllaznia U-19 e ndal këtu rrugëtimin e saj në këtë kompeticion.

Vllaznia U19- Astana U19 0-4
Vllaznia: Qarri, Rahova, Smajli, Repaj, Mehja, Qardaku, Ndreca, Lisaj, Palushani, Asllani, Shima.Tr: L. Zmijani. U aktivizuan edhe Sekja, Kulla, Kovaçi, Hoxha.

Astana: Saenko, Zhakipbajev, Iliasov, Iskakov, Sagnajev, Mazhit, Prokopenko, Karimov, Kairkenov, Skvortsov, Zhumadilo.

Gjyqtar: Faruxha Çan Trustin (Maltë)