Sulmuesi Guri lihet i lirë nga ana e klubit shkodran

313

Ndonëse prej 2-3 sezonesh është konsideruar një nga elementët më me perspektivë të Vllaznisë, sulmuesi shtatëlartë Sindrit Guri nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre në sezonin e ri. Në ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani nuk ka arritur të fitojë vendin e sulmuesit titullar. Kjo e ka pezmatur jo pak ndoshta atë dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe nga drejtuesit e klubit që ta lënë të lirë të largohet. Në kushte të tilla, paradreken e djeshme palët e kanë zgjidhur me mirëkuptim kontratën dhe tashmë ai do të jetë i lirë për ta vazhduar karrierën kudo që të ketë dëshirë.