Vllaznia e shkëlqyer. Mund edhe Elbasanin thellësisht 4-1

329

Një fitore të shkëlqyer ka arritur pasditen e sotme Vllaznia. Në ndeshjen e luajtur në Elbasan ndaj skuadrës vendase, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 4-1. Takimi është luajtur pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të fushës së Elbasanit dhe natyrisht që kjo ishte njëfarë ndihme për kuqeblutë. Loja ka nisur më mirë për vendasit që brenda 10 minutash rrezikojnë dy- tre herë portën e Selimajt.Por në ’16 do ishte Vllaznia që do të shënonte golin e parë. Gocaj kroson nga e djathta, topin shkon tek Shtubina që brenda zonës nuk gabon duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat. Në minutën e 53-të Hajdari fut një top në zonë për Sozën që nuk heziton dhe e dërgon atë në rrjetë. 11 minuta më vonë do përsëritej e njëjta gjë. Top në hyrje të zonës për uruguajanin që përballë Kotorrit nuk gabon dhe shënon golin e tretë. Këtu duket se ndeshja do marrë fund por në fakt, Agboi në ’77 do ngushtonte shifrat për Elbasanin por vetëm aq sepse Kalaja tre minuta më vonë do të shënonte edhe golin e katërt për Vllazninë. Përfundimisht, 4-1 për të e cila me këtë trepikësh ndjehet më komode në tabelën e renditje duke qenë tashmë larg dy vendeve të fundit por edhe afër Flamurtarit dhe Laçit që ndajnë vendet 5-6. Nëse vazhdon kjo ecuri e kuqebluve, nuk do ishte çudi që kuqeblutë të kalonin në vendin e peste.

 

© vllaznia.al