

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, Dinamo City 1 – 1 Vllaznia
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Dinamo City dhe Vllaznisë u zhvillua më 8 prill në stadiumin Air Albania Stadium dhe përfundoi në barazim 1-1.
Ekipi ynë zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke kaluar në avantazh në minutën e 42-të me golin e Bismark, pas një asisti perfekt nga Kevin Dodaj.
Ndërsa në minutat shtesë, Dinamo barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill në stadiumin Loro Boriçi Stadium, ku do të përcaktohet finalisti i Kupës së Shqipërisë.


















