Vllaznia U19 barazim 2-2 ndaj Internacionalit
Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndeshja kundër Vllaznia U19 dhe Internacional Tirana. Kështu, shkodranët kanë bërë një hap të gabuar, duke barazuar ndaj Internacional Tiranës. Të dyja skuadrat kanë fituar nga një pjesë loje. Në të parën, janë shkodranët që zhbllokojnë në të 27-tën me anë të Kapllanaj. Kështu, pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-0. Megjithatë, me fillimin e pjesës së dytë, kryeqytetasit ekuilibrojnë gjithçka, duke shënuar fillimisht me Boçkën.Nga ana tjetër, ekipi shkodran u gjend i papërgatitur nga kjo lojë e miqve dhe kanë reaguar pas pak minutash. Në minutën e 58-të, ka qenë Alivoda, ai që ka dërguar shifrat 2-1 në favor të Vllaznisë. Ndërkohë pak minuta para fundit, Internacional Tirana do të arrinte të shënonte me Rushitin. Në minutat e fundit, pavarësisht përpjekjeve të ekipit shkodran nuk ka patur gol tjetër dhe kështu në fund të krejt ndeshjes, i gjithë takimi është mbyllur në baraspeshë 2-2 dhe ekipet kanë ndarë nga një pikë. Kështu, Vllaznia U19 është ngjitur tashmë në kuotën e 25 pikëve, duke mbajtur vendin e tretë në renditje. Ajo nuk ka arritur dot te perfitoje nga barazimi 1-1 i rivaleve te saj Partizanit dhe Tiranes sepse ne rast fitoreje do te ishte ne vendin e pare.