Plori: Vëmendje maksimale për Kastriotin. Nuk e kemi mendjen tek arbitrat
Pavaresisht problemeve te shumta qe kane hasur kete sezon me arbitrimet, tek Vllaznia jane te fokusuar maksimalisht tek sfida e rradhes, ajo qe do te luajne pasditen e neserme ndaj Kastriotit ne stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Elvis Plori ne konferencen e shtypit te pragndeshje eshte shprehur se gabimet kane ndikuar ne rezultatet e skuadres, por pavaresisht ketij fakti, ka deklaruar se fokusi eshte tek sfida e rradhes. Ja si eshte shprehur ai per gazetaret:
Nuk është hera e parë kur na japin goditje. Erdhi në një moment kur kishim shumë mungesa. Ndeshja duhet vlerësuar, Kastrioti ka bërë mirë dhe nuk ka humbur. Ka pësuar rritje. Lojtarët tanë e kanë vlerësuar këtë ndeshje. Nuk është e lehtë.”
Gurishta – “Nuk është i gatshëm të fillojë ndeshjen, është bashkuar me grupin, por nuk është në 100%. Vetëm javës tjetër do jetë gati për nga minuta e parë.
Kërkesa në FSHF për arbitrat – “Unë dua të qetësoj lojtarët, që mos e kenë mendjen te ata. Kam deklaruar pas ndeshjes se duhet ta gjejmë si pikë të fortë për motivim, goli i anuluar mos na bëjë pesimistë, të jemi optimistë për fitore. Këtë vit arbitrat kanë gabuar shumë, kanë qenë flagrante rastet që kanë ndikuar në rezultat. Edhe ne kemi pasur gabime, të punojmë për makimumin.”
Fusha – “Jo, kjo është e fundit. Është një pyetje që nuk më takon ta them. Jemi profesionista dhe na duhen pikët. Nuk kam qejf të merrem me asnjë trajner tjetër, kemi punë për të bërë dhe të përqëndrohemi vetëm në ekipin tonë.”, përfundoi Plori.