Vllaznia U21 fiton 3-1 ndaj Teutës në ndeshjen e rradhës
Vllaznia U21 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Teutes ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.Takimi eshte zhbllokuar shume shpejt dhe ne minuten e 11-te ka qene sulmuesi Mersian Muliu qe ka shenuar golin e pare ne porten durrsake.Tete minuta me vone nderkohe kuqeblute e trajnerit Sibson do te fitonin te drejten e nje 11-metershi. Ate e mori persiper ta gjuante futbollisti Geralb Smajli i cili eshte treguar i sakte duke shenuae golin e dyte dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-0 per Vllaznia U21. Ne pjesen e dyte do te ishte shkodrani i lindur ne Itali, Giuliano Pishinxa qe do te shenonte edhe golin e trete, nderkohe qe pak minuta para fundit te saj, Boçi do te shenonte golin e vetem per ekipin e Teutes. Ne kete menyre, i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren 3-1 te Vllaznia U21 e cila pas disa javesh me rezultatet jo te duhura, tashme rikthehet tek fitorja.Pas javes se 20-te te kampionatit, Vllaznia U21 ndodhet tashme ne kuoten e 33 pikeve edhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes. Ndeshjen e fundit te fazes se dyte te kampionatit ekipi shkodran do ta luaje pas dy ditesh ne Cerrik ndaj Turbines vendase.