

Kupa e Shqipërisë, Vllaznia kualifikohet në gjysmëfinale
Vllaznia ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Shqipërisë, pasi ka mundur skuadrën e Bylis në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e turneut e cila u luajt në “Loro Boriçi”.
Pas fitores 1-0 në Ballsh, edhe në Shkodër skuadra jonë arriti të triumfonte me rezultatin 2-1, ku gjithçka u vendos në 45 minutat e para. Fillimisht ka shënuar kapiteni Balaj në minutën e 34 dhe më pas ishte Gledjan Pusi që shënoi golin e dytë në minutën e 44-të.
Pas Vllaznisë janë kualifikuar në gjysmëfinale edhe Egnatia, Elbasani dhe Dinamo City, ndërsa shorti i datës 10 mars do të përcaktojë kundërshtarin e radhës.

















