Java 26-të “Abissnet Superiore”, Vllaznia 3 – 1 Tirana

Vllaznia – Tirana ishte ndeshja e vlefshme për javën e 26-të të Abissnet Superiore, e cila u luajt më 27 shkurt në stadiumin Loro Boriçi Stadium, duke nisur nga ora 19:00. Takimi përfundoi me fitoren e kuqebluve me rezultatin 3-1.

Në pjesën e parë ishte skuadra e Tiranës që zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi goli i barazimit, i shënuar nga Bismark.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë për skuadrën tonë, e cila kaloi në avantazh pas një autogoli të Cortes. Më pas, kapiteni Bekim Balaj vulosi fitoren nga pika e bardhë e penalltisë, duke realizuar golin e tretë për Vllazninë.

Në përfundim të kësaj jave, Vllaznia renditet në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 51 pikë, ndërsa pas saj ndjekin Elbasani dhe Egnatia me nga 46 pikë secila.

Shpërndaje