

Java 27-të “Abissnet Superiore”, Flamurtari 1 – 0 Vllaznia
Flamurtari ka triumfuar minimalisht ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”, u luajt në Vlorë.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 35-të nga Bolzan, i cili i dha avantazhin vendasve dhe rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes.Situata për ekipin tonë u vështirësua edhe më shumë pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Bismark, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Vllaznia vijon të kryesojë renditjen e kampionatit me 51 pikë pas përfundimit të javës së 27-të.






















