Java 28-të “Abissnet Superiore”, Egnatia 0 – 0 Vllaznia

Vllaznia ka marrë një barazim të rëndësishëm 0 – 0 në transfertë ndaj Egnatias, në një sfidë të luftuar të javës së 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Sfida u shoqërua me polemika, sidomos në minutën e 71-të kur Arbenit Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Florjan Lata, vendim që u konfirmua edhe pas VAR-it. Më pas u përjashtua edhe trajneri Edlir Tetova.

Pas përfundimit të kësaj jave Vllaznia mbetet kryesuese me 52 pikë, ndërsa Egnatia ndjek me 50 pikë.

Shpërndaje