“Abissnet Superiore” Java II, Klasikja Vllaznia – Tirana
Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore”, është luajtur klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana, në “Loro Boriçi”. Ish-futbollisti i shquar i Vllaznisë së viteve 70’-80’, Sait Çanga ka shkelmuar topin e parë të kampionatit para ndeshjes Vllaznia-Tirana.
Ky takim u mbyll në barazim 2-2, ku të dyja skuadrat dalin nga “Loro Boriçi” me nga 1 pikë.
Autor i dy golave për kuq e blutë ishte kapiteni Bekim Balaj i cili ka shënuar në minutën e 55 nga pika e bardhë e penalltisë dhe në minutën 79 me një supergol të shënuar nga goditja e dënimit.
Më poshtë ndiqni galerinë e fotove të kësaj ndeshje.