Aktivitetet e KF Vllaznia në fushatën #MoreThanFootball
KF Vllaznia synon të zhvillojë projekte interesante me aspekt social dhe të fokusohet në zhvillimin e nismave të reja në dobi të komunitetit siç është iniciativa “More Than Football” e cila po prezantohet tek të rinjtë e qytetit. Korniza e klubit është e fokusuar në përfshirjen brenda angazhimit të komunitetit, zhvillimin e të rinjve, partneritetet dhe bashkëpunimet brenda organizatave lokale.
Në kuadër të kësaj nisme KF Vllaznia është krenar të prezantojë ambasadorin e #MoreThanFootball Action Weeks 2024.
“Si kapiten i KF Vllaznia, të luash në këtë ekip është më shumë se futboll, sepse është historia dhe kultura e një qyteti.
Thjesht fakti që mund të bësh të lumtur gjithë qytetin dhe të gjithë tifozët, është momenti kur kupton se futbolli është shumë më tepër se një lojë.
Nëpërmjet iniciativave si programet e komunikimit me komunitetin, ngjarjet bamirëse, futbolli bëhet një mjet për promovimin e përfshirjes, diversitetit dhe mundësive. Në thelb futbolli është një forcë për unitet, frymëzim dhe fuqizim, duke pasuruar jetë dhe duke transformuar komunitetet në mbarë botën.
Futbolli na mban të bashkuar si një familje e madhe.”
Aktivitetet e KF Vllaznia në kuadër të fushatës #MoreThanFootball janë pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Rrjetit Evropian për Zhvillim e Futbollit EFDN.