Barazim pa gola mes Kukësit dhe Vllaznisë
Në barazim pa gola është mbyllur ndeshja në mes Kukësit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”, luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Kukës Arena”.
Skuadra kuqeblu vinte në këtë takim me dy mungesa të rëndësishme, ato të Gurishtës dhe Hakajt për arsye kartonash, megjithatë lojtarët që i zëvendësuan, bënë më të mirën e tyre dhe si rrjedhojë nuk dolën pa pikë nga kjo fushë e vështirë.
Gjatë 90 minutave të takimit, nuk kanë munguar rastet në portat respektive, megjithatë nuk kanë arritur të shënojnë dhe si rrjedhojë gjithçka është mbyllur në shifrat 0-0.
Formacioni i Vllaznisë në këtë ndeshje ishte ky: Zogoviç, Kruja (Smajli ’46), Shehi (Vulaj ’67), Juriç, Bulatoviç, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Çoba (A.Hoxhaj ’87), Latifi (Kaina ’81), Balaj. Trajner Goce Sedloski.