Elvis Plori, drejtori i ri sportiv i KF Vllaznia
Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024. Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambicjet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trainerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori.