

Java IV “Abissnet Superiore”,Teuta – Vllaznia
Sfida e vlefshme për javën e 4 të “Abissnet Superiore” Teuta – Vllaznia është luajtur këtë të dielë në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 19:00. Ndeshja ka përfunduar në barazim 1-1.
Në pjesën e parë ekipi ynë ka bërë një performancë të shkëlqyer ku në minutën e 24-të ka shënuar golin Esat Mala. Po ashtu, edhe në pjesën e dytë kishte një paraqitje mjaft pozitive por vetëm në minutën e 96-të të shtesës skuadra durrsake ka shënuar golin e barazimit.
Në përfundim të javës së 4-të, ekipi ynë merr 1 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 7 pikë.


















