Java VI “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Bylis

Vllaznia – Bylis ndeshja e vlefshme për javën e 6-të kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur në “Loro Boriçi”, takim i cili ka përfunduar me rezultatin 2-0. Për kapitenin e ekipit Bekim Balaj ishte një takim i veçantë, pasi ka luajtur ndeshjen e 100-të me fanelën kuq e blu.

Pjesa e parë është dominuar nga ekipi por u mbyll në barazim pa gola. Në fillimin e pjesës së dytë, Stojanovic ka shënuar me kokë golin e parë nga një goditje nga këndi. Ndërsa, në minutën e 80-të Bekim Balaj “vulosi” fatin e këtij takimi, duke shënuar golin e dytë

Për Vllazninë kjo është fitorja e 3-të radhazi duke kryesuar kështu tabelën e renditjes me 13 pikë.

Shpërndaje