Java XV “Abissnet Superiore”, Elbasani – Vllaznia

Elbasani – Vllaznia ishte sfida e javës së 15-të të “Abissnet Superiore”, e zhvilluar këtë të hënë në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës vendase.

Kuqeblutë e nisën mirë ndeshjen duke krijuar disa raste të rrezikshme, por në minutën e 28-të Elmando Gjini u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë për pjesën tjetër të lojës.Në minutën e 48-të, Elbasani shënoi golin që vulosi fatin e sfidës, megjithëse Vllaznia luftoi deri në fund për të gjetur golin e barazimit.

Në përfundim të javës së 15-të, Vllaznia renditet në vendin e katërt të klasifikimit me 25 pikë.

Shpërndaje