
Java XXIV “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Bylis
Vllaznia – Bylis sfida e vlefshme për javën e 24-të të kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë të dielë në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja u mbyll me rezultation 3-0 me fitoren e kuqebluve.
Pjesa e parë mbyllet pa gola 0-0 pavarësisht rasteve. Ndërkohë në pjesën e dytë, nga një harkim i Eslit Salës devijohet topi nga mbrojtësi i Bylis, Kamara duke shënuar golin e parë. Goli i dytë u shënua në mintën e 58-të nga Stojanoviç, pas një goditjë dënimi që kreu Esat Mala. Në minutën e 87-të, golin e tretë e shënoi Amir Kahrimanoviç.
Në përfundim të kësaj jave Vllaznia renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 43 pikë.