
Java XXIX “Abissnet Superiore”, Tirana – Vllaznia
Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur më 11 mars në “Elbasan Arena”. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0 – 0 duke ndarë kështu nga 1 pikë të dyja skuadrat.
Në pjesën e parë, Tirana ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës por golat janë anulluar për pozicion të parregullt. Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë për skudrën tonë nuk ka arritur të shënojë.
Në përfundim të javës së 29-të, ekipi ynë renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 50 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të dytë.