
Java XXVI “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Elbasani
Java e 26-të e “Abissnet Superiore” është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” ku Vllaznia ka pritur Elbasanin. Sfida ka përfunduar në barazim me rezultatin 1-1, ku të dyja skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë.
Kuqeblutë në minutën e 11-të arrijnë të shënojnë golin e parë autor i të cilit ishte Ardit Deliu. Por në minutën e 24-të u vendos baraspesha duke shënuar skuadra e Elbasanit. Pak minuta më vonë u akordua një penallti për skudrën tonë, por portieri i Elbasanit arrin të ndalë kapitenin Balaj.
Në përfundim të kësaj jave, Vllaznia renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 45 pikë.