
Java XXXII “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Teuta
Vllaznia – Teuta ndeshja e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” duke përfunduar me rezultatin 0-0.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat nuk kanë mundur të shënojnë, duke ndarë kështu nga 1 pikë në këtë përballje.
Në përfundim të javës së 32-të ekipi ynë renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit me 52 pikë .